Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bie në prangat e policisë, 35-vjeçari në Kapshticë/ Tentoi të vriste gjyshin me thikë
Një 35-vjeçar është arrestuar në Kapshticë pasi tentoi ta kalonte kufirin në mënyrë të jashtëligjshme. Sipas burimeve, ky person është kapur në fshatin Vërnik. Autoritetet dyshojnë se 35-vjeçari ka tentuar të vrasë me thikë gjyshin e tij. Njoftimi i Policisë: Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë SPKM Kapshticë/Kontrolleve intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin e lëvizjes në kundërshtim me ligjin, në kufi. Tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari në kërkim, i cili dyshohet se tentoi të vriste me thikë gjyshin e tij, më datë 04.10.2025. Në vijim të punës intensive të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim,...