Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore, nis hetimi për 2 shoferët në Durrës
Dy drejtues automjetesh do të hetohen në gjendje të lirë pasi tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore. Një 55-vjeçar i ofroi efektivëve 3000 lekë pasi gjatë një kontrolli u konstatua se nuk ishte me vete, lejen e drejtimit, si dhe se nuk kishte kryer kontrollin teknik periodik të automjetit. “Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisisë Rrugore të Durrësit iu bënë shenjë ndalimi, te mbikalimi i Shkozetit, automjeteve me drejtues shtetasit: R. K., 55 vjeç, banues në Durrës, i cili gjatë verifikimeve u konstatua se nuk ishte me vete, lejen e drejtimit, si dhe se nuk kishte kryer kontrollin teknik periodik të automjetit. Për të shmangur masën administrative për këto shkelje, ai...