Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Abuzime me pushtetin”/ OSBE-ODIHR, reagon ashpër deputeti: Janë bërë shkelje të rënda
Deputeti i PD, Eno Bozdo ka reaguar pas raportit të ODIHR në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Ai theksoi se me këtë raport zgjedhjet e 11 majit kanë humbur legjitimitetin dhe sipas është shoqëruar me shkelje të rënda. “Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR ka hedhur poshtë përfundimisht legjitimitetin e zgjedhjeve të 11 majit, duke konfirmuar se procesi është shoqëruar nga shkelje të rënda, abuzim me pushtetin dhe mungesë e barazisë mes garuesve. Gjetjet e raportit janë mëse të mjaftueshme për të bindur opinionin publik dhe këdo që ende beson se me Edi Ramën në krye të qeverisë mund të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. OSBE/ODIHR ngre një sërë shqetësimesh serioze që vënë në dyshim integritetin, barazinë dhe transparencën e zgjedhjeve.Sipas raportit, fushata është...