Gilardino lartëson Allegrin, para përballjes direkte: Pikë referimi, kaq shpejt i dha Milanit identitet

Gilardino lartëson Allegrin, para përballjes direkte: Pikë referimi, kaq shpejt i dha Milanit identitet

23 Tetor 2025 15:07 Alfred Lleshi Alberto Gilardino, në një intervistë për kanalet zyrtare të Pisa, para ndeshjes ndaj Milanit, vlerësoi kuqezinjtë dhe trajnerin e tyre, Massimiliano Allegri: “Është një ekip me kompaktësi të madhe në mbrojtje, falë Allegrit, i cili ka nxjerrë në pah edhe cilësitë e lojtarëve individualë. Milani ka lojtarë që bëjnë diferencën; ka teknikë, fizik, shpejtësi. T’ia japësh kaq shpejt ekipit një mentalitet të tillë, është merita e Allegrit”. Për Max shtoi: “Është një pikë referimi, trajner shumë i përgatitur, ka drejtuar klube të mëdha dhe ka fituar trofe. Arriti t’i japë menjëherë Milanit një identitet, kjo është forca e tij”. Gilardino kujtoi edhe kohën e tij te Milani: “Ishte një pjesë e bukur e karrierës sime. Me atë grup dhe...