Dita e 9 e grevës së urisë! Rëndohet gjendja e naftëtarëve të Marinzës, njëri dërgohet në urgjencë

Dita e 9 e grevës së urisë! Rëndohet gjendja e naftëtarëve të Marinzës, njëri dërgohet në urgjencë

Rëndohet gjendja e tre grevistëve në ditën e 9 të të grevës së urisë. Naftëtari Ediart Selami është dërguar drejt spitalit rajonal për terapi intensive, ndërsa dy greviste të tjerë u trajtuan në vendin e grevës nga urgjenca, konkretisht Dorjan Dyrmishi dhe Dritan Rrapushi. Kreu i Sindikatës Dritan Shahu, ka pohuar se pavarësisht situatës së krijuar, greva do të vazhdojë. “Në fushën naftëmbajtëse pasditen e djeshme kanë rënë dhe sirenat e alarmit”, ka thënë Shahu, “çka tregon praninë e avarive”. “Vendburimi i naftës po shkon drejt kolapsit ndërsa kompania vijon me papërgjegjshmëri të mos marrë në konsideratë kërkesat e drejta të punonjësve”, deklaroi Shahu.