Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tronditet sporti/ Arrestohet arbitri i njohur, iu gjetën 25 mijë euro cash, akuzohet për lidhje kriminale
Një “bombë” ra mëngjesin e së enjtes, më 23 tetor, në botën e sportit. Arbitri i Euroligës së Basketbollit (ekuivalent i Champions League në futboll), 39-vjeçari Uros Nikoliç, u arrestua. Uros Nikoliç, një gjyqtar në garën më të madhe të basketbollit në Evropë dhe ABA Liga, u arrestua pasi policia lokale gjeti 250,000 euro në apartamentin e tij, origjina e të cilave po hetohet. Lajmi u transmetua nga televizioni shtetëror serb, RTS, dhe Blic të enjten në mëngjes. Blic shtoi se Nikoliç dyshohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, që u shpërbë në orët e fundit nga autoritetet serbe. Përveç Nikoliç, policia serbe arrestoi nëntë persona të tjerë në lidhje me rastin, teksa dyshimet bien edhe në fushën e lojërave të fatit apo basteve sportive....