Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Betimi i gjyqtarëve të rinj, kreu i KLGJ: Gjyqtarët të marrin përgjegjësi, kanë një mision
Në një përpjekje për të mbushur vakancat e krijuara pas shkarkimeve nga vetingu, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka emëruar 42 magjistratë të rinj, të cilët sot bëjnë betimin para se të marrin detyrën. Kreu i KLGJ, Ilir Rusi deklaroi se për gjyqtarët e rinj fillon një mision, teksa do të marrin përgjegjësi. Rusi shtoi se vendimet e gjyqtarëve kanë shumë rëndësi, ndaj vëmendja do jetë ndaj tyre. “Tashmë, është një vendosje e baraslarguar nga njëri-tjetri dhe të disiplinuar. Fillon një rrugëtim i ri. Të jesh magjistrat gjyqtar, do thotë të kesh përgjegjësi mbi vete. Është momenti që ju keni një mision. Të jesh i drejtë, është diçka tjetër. Të japësh drejtësi është diçka tjetër. Në radhë të parë, ne duhet të jemi njerëz. Dëgjoni veten...