Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Del Raporti/ OSBE/ODIHR “rrezon” zgjedhjet e 11 Majit! PS krijoi avantazh të padrejtë, pati presione, stimuj dhe blerje votash, patronazhim, probleme me diasporen
Del Raporti/ OSBE/ODIHR “rrezon” zgjedhjet e 11 Majit! PS krijoi avantazh të padrejtë, pati presione, stimuj dhe blerje votash, patronazhim, probleme me diasporen Misioni i OSBE/ODIHR ka publikuar raportin final për zgjedhjet e 11 Majit në vendin tonë, ku ndër të tjera theksohet se u zhvilluan në një ambient politik shumë të polarizuar, ku kandidatët nuk gëzuan një terren të barabartë. Misioni konstaton se zgjedhjet u dominuan nga partia në pushtet. Sipas vëzhguesve, Partia Socialiste krijoi një avantazh të padrejtë, ndërkohë që gara ishte e pabarabartë. “Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë të pozicionit në pushtet. Gjithashtu, pati shumë akuza për presion mbi votuesit, veçanërisht mbi punonjësit publikë. Për më tepër, legjislacioni...