Nga Karl te Kane, Bayern një makineri perfekte, “çmonton” edhe Brugge, tani Kompany i sfidon të gjithë: Të bëjmë sa më shumë pikë

Nga Karl te Kane, Bayern një makineri perfekte, “çmonton” edhe Brugge, tani Kompany i sfidon të gjithë: Të bëjmë sa më shumë pikë

3 fitore në 3, 9 pikë të plota, 12 gola të shënuar vetëm 2 të pësuar. Bayern Munich vijon ecurinë perfekte edhe në Champions, me “armatën” e Kompany që nuk di të ndalet këtë sezon. Ndaj Brugge i mjaftuan vetëm 34 minuta për të “çmontuar” belgët, me Harry Kane me shokë që ishin thjesht të papërmbajtshëm. Gjëja më e bukur e kësaj mbrëmje ishte Lennart Karl, me talentin 17-vjeçar që jo vetëm zbriti në fushë si titullar, por pas vetëm 4 minutash realizoi një super gol, i pari për të në Champions duke u shndërruar në lojtarin më të ri në historinë e klubit gjerman që shënon në këtë turne. Bayern spostoi Brugge në gjysmëfushë dhe në minutën e 14-të, Laimer futi në zonë një...