Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Supersfida Napoli-Inter, kampionët për të harruar humbjen në Champions, zikaltrit për revansh
Të shtunën, Interi dhe Napoli përballen në një sfidë që premton spektakël. Një ndeshje e vërtetë për titullin, që vjen në momente shumë të ndryshme për të dyja skuadrat. Nga njëra anë, Napoli vjen pas humbjes së rëndë në Champions League ndaj PSV-së, një 6-2 që ka lënë gjurmë, por edhe dëshirën për t’u rikthyer menjëherë. Nga ana tjetër, Interi i Chivut po kalon një periudhë fantastike, me shtatë fitore radhazi mes kampionatit dhe Champions-it, por do të duhet të tregojë se ka hequr qafe dobësinë në ndeshjet e drejtpërdrejta që e penalizuan sezonin e kaluar. Vitin e kaluar, përballjet me Napolin përfunduan me dy barazime që i kushtuan shtrenjtë zikaltërve në garën për titull. Një penallti e humbur nga Calhanoglu dhe një gol i...