Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Yamal pendohet, fshin foton me të dashurën menjëherë pasi e postoi
23 Tetor 2025 10:21 Alfred Lleshi Pas ndeshjes me Olympiacos, Lamine Yamal postoi një foto me të dashurën, këngëtaren Nicki Nicole, dhe vëllain e vogël të tij, por e fshiu pak minuta më vonë. Në foto, sulmuesi i Barcelonës shfaqej duke buzëqeshur me artisten argjentinase dhe vëllain në krah, në një atmosferë festive familjare. Gjatë ndeshjes, Yamal festoi golin duke dërguar me gjeste një puthje drejt tribunës, që sipas gazetarit Javi Hoyos, ishte për Nicki Nicole. Ajo iu përgjigj duke bërë të njëjtin gjest me dorë, moment që tërhoqi vëmendjen e tifozëve. Lamine dhe Nicki janë në lidhje prej disa muajsh, e publikuar verën e kaluar në rrjetet sociale. Nga ajo kohë janë parë shpesh bashkë te Barcelona dhe evente të ndryshme. Fshirja e fotos ka...