Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Usyk ndryshon mendje dhe shtyn datën e tërheqjes: Do të dueloj deri 41 vjeç, nuk ndeshen me atë
Oleksandr Usyk ka ndryshuar planet e tij për t’u tërhequr pas një dueli të fundit, pasi synon ta zgjasë karrierën e tij përtej vitit 2026. Kampioni i padiskutueshëm i botës në peshën e rëndë kishte deklaruar se do të boksonte edhe një herë të fundit vitin e ardhshëm. Por tani ai ka zbuluar se planifikon të vazhdojë përtej kësaj. 38-vjeçari ukrainas e fitoi me KO duelin e tij të fundit në stadiumin Wembley ndaj Daniel Dubois, në një performancë dominuese. Ai pret të jetë në gjendje të garojë në të tilla nivele edhe për dy vjet të tjera. “Do të dueloj deri në moshën 41 vjeç“, tha Usyk për faqen e tij të internetit “Ready to Fight”. Më pas, boksieri ukrainas konfirmoi planet e tij...