Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Starti i Chivu për rekord, parakaloi Mourinhon dhe Inzaghin. Vetëm Spalletti më mirë se ai
23 Tetor 2025 10:12 Alfred Lleshi Marrja e drejtimit të Interit, pas sezonit të kaluar të vështirë, nuk ishte diçka e lehtë, veçanërisht për një trajner pa përvojë të madhe. Megjithatë, Cristian Chivu i ka bindur të gjithë në vetëm 5 muaj. Me “pokerin” ndaj Union Saint-Gilloise në Bruksel, zikaltrit arritën 7 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet. Në 10 ndeshjet e para të Serie A dhe Champions-it, Chivu ka mesatare 2.4 pikë për ndeshje (8 fitore, 2 humbje). Që nga sezoni 2004/05, vetëm Luciano Spalletti ka bërë më mirë (8 fitore dhe 2 barazime në 10 ndeshjet e para të sezonit 17-18). Leonardo arriti 24 pikë në 10 ndeshjet e para, ndërsa Jose Mourinho dhe Simone Inzaghi kanë mesatare 2.2 pikë për ndeshje. Pas sfidave me...