Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Harry Maguire optimist: Të ndërtojmë të ardhmen e United mbi këto dy fitore radhazi
As Matheus Cunha, madje as Mbeumo. Lojtari i ndeshjes në fitoren 2-1 të Manchester United në Anfield kundër Liverpool ishte Harry Maguire. Shpesh në qendër të vëmendjes, mbrojtësi anglez ua vodhi shfaqjen shokëve të tij në atë ndeshje, duke shënuar golin e fitores në fundin e takimit. Duke kujtuar ato momente, mbrojtësi 32-vjeçar thotë: “E kishim pritur atë moment për një kohë të gjatë. Liverpool ka qenë një fushë e vështirë për ne vitet e fundit. E dimë sa e rëndësishme është për tifozët tanë. Njerëzit gjithmonë thonë ‘janë vetëm tre pikë’, por ajo fitore ishte shumë më tepër sesa vetëm tre pikë”. “Ishte një fitore e madhe për klubin tonë, për tifozët tanë dhe një kujtim i mrekullueshëm që do ta marrin me vete....