Chiellini “votëbeson” Tudor: Ato që u thanë dhe shkruan ishin të pavërteta

Chiellini “votëbeson” Tudor: Ato që u thanë dhe shkruan ishin të pavërteta

23 Tetor 2025 9:01 Alfred Lleshi Pak para fillimit të ndeshjes së humbur 1-0 ndaj Real Madridit, Giorgio Chiellini konfirmoi mbështetjen për Tudor, hodhi poshtë zërat për tension midis klubit dhe trajnerit: “Mund të themi që këto ditë janë shkruar dhe thënë gjëra të pavërteta, sepse Igor është trajner i Juventusit. Nga ana jonë nuk ka tjetër qëllim përveç të vazhdojmë me të. Është folur për marrëdhënie jo të mira, por e vërteta është se ka diskutime si në çdo klub dhe familje. Ndonjëherë jemi dakord, ndonjëherë jo, por pastaj ecim përpara së bashku”. Chiellini shtoi: “Kalendari ka qenë i vështirë, mund të kishim disa pikë më shumë. Tani kemi këtë ndeshje të madhe, që është jashtë dinamikave të kampionatit, pastaj do të kthehemi në...