Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vriten me armë zjarri dy të rinj pranë një karburanti në Manëz, sherri dyshohet se nisi për një kafe
Një debat me kamerierin për një kafe në një lokal ka përfunduar me dy të vrarë në Manëz. Ngjarja e rëndë u shënua pranë një karburanti dje rreth orës 01:45, ku 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti. Më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçari Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur. 21-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje. Në polici janë shoqëruar 7 persona, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa së bashku me Aranit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamarierit të lokalit që t’i bënte një kafe. Kamarieri i është përgjigjur që ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund...