Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
KLGJ cakton 42 gjyqtarë të rinj pas tre muajsh pritje, ndarja sipas gjykatave
Pas një pritjeje tre mujore, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar dje 42 gjyqtarë të rinj në 11 gjykata të vendit, në një përpjekje për të mbushur boshllëqet e mëdha që ka shkaktuar vettingu në sistemin gjyqësor shqiptar. Emërimet janë bërë që më 31 korrik, por vetëm sot është bërë shpërndarja konkrete, ndërsa ceremonia e betimit pritet të zhvillohet nesër. Gjyqtarët e rinj janë shpërndarë në qytetet Berat, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Sarandë, Shkodër, Vlorë dhe Lushnjë. Numri më i lartë i emërimeve është në Elbasan dhe Fier me nga 7 gjyqtarë secila. Gjykata Administrative e Lushnjës përfiton gjithashtu 7 magjistratë, ndërsa qytete të tjera si Saranda, Gjirokastra dhe Kukësi marrin vetëm nga 1 ose 2 gjyqtarë. Pavarësisht këtij përforcimi të pjesshëm, bilanci...