Tebas sulmon ashpër Real Madridin: Flet për integritet të kampionatit, por iu bën presion gjyqtarëve

Tebas sulmon ashpër Real Madridin: Flet për integritet të kampionatit, por iu bën presion gjyqtarëve

23 Tetor 2025 7:45 Alfred Lleshi Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, ka reaguar ashpër pas anulimit të ndeshjes Villarreal–Barcelona në Miami, për shkak të protestave të lojtarëve dhe tifozëve. Ajo do të luhet sërish në Spanjë: “Futbolli spanjoll humbi një mundësi për të përparuar, për t’u projektuar në botë dhe për të forcuar të ardhmen e vet”. Tebas kritikoi ashpër qëndrimet kundërshtuese: “Disa mbrojnë ‘traditën’ me një vizion provincial, ndërsa traditat e vërteta të futbollit europian po shkatërrohen nga institucionet që e qeverisin, duke dobësuar kampionatet kombëtare, motorin e industrisë së futbollit në Europë”. Më pas, ai lëshoi një sulm të qartë ndaj Real Madridit, që kundërshtoi ndeshjen në SHBA: “Flitet për ‘integritet të garës’ nga ata që prej vitesh e vënë në dyshim...