“Elite Youth Development Academy”, të ftuar portieri Hoxha dhe sulmuesi Skuka të Partizanit

“Elite Youth Development Academy”, të ftuar portieri Hoxha dhe sulmuesi Skuka të Partizanit

Të ftuarit e radhës në Elite Youth Development Academy ishin dy futbollistët e Partizanit, Alban Hoxha dhe Xhuliano Skuka, të cilët kanë qenë edhe pjesë e Kombëtares Shqiptare. Talentet e vegjël patën mundësi të dëgjojnë nga afër për rrugëtimin e tyre në futboll, përvojat, sfidat dhe momentet më të veçanta të karrierës. Alban Hoxha, portieri i njohur, foli për emocionet e karrierës së tij, eksperiencën në Europë dhe në Kombëtare, si dhe kënaqësinë e të luajturit në stadiume të mbushura me tifozë. Ai mban edhe rekordin prej 1084 minutash pa pësuar gol në kampionatin shqiptar, një arritje që dëshmon për disiplinën dhe punën e tij të palodhur. “Ëndërroja të luaja në Champions League, ëndërroja të isha pjesë e Kombëtares dhe unë të dyja këto fatmirësisht...