Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
VIDEO/ Fitore e thellë e Bayern në Champions, Realit i mjafton një gol ndaj Juves, Liverpool dhe Chelsea të papërmbajtshëm
E mërkura në Champions, në ndeshjet e 3-ta të fazës së ligës prodhoi rezultate interesante. Në Gjermani, Bayern dhuron spektakël ndaj Club Brugge, teksa po fitoi 4-0. Chelsea triumfon 5-1 ndaj Ajax, në sfidën që mbahet në Londër. Në Frankfurt, takimi mes Frankfurt dhe Liverpool përfundoi 1-5. Barazim pa gola te Atalanta-Brugge, Real Madrid mundi 1-0 Juventus. Sporting përmbysi Marseille dhe mori 3 pikë në shtëpi, falë suksesit 2-1. Rezultatet finale: Atalanta- Slavia Prague 0-0 Bayern Munich- Club Brugge KV 4-0 Chelsea-Ajax 5-1 Eintracht Frankfurt- Liverpool 1-5 Monaco- Tottenham 0-0 Real Madrid- Juventus 1-0 Sporting CP- Marseille 2-1 BalkanWeb