Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Bajerni makineri perfekte edhe në Champions, shkatërron Bruzhin dhe ngjitet në krye! Bellingham i jep fitoren Realit, Juventusi zyrtarisht në krizë
Bajerni i Mynihut nuk di të ndalet as në kampionat dhe as në Champions League. Bavarezët e Vincent Kompany kanë shkatërruar mbrëmjen e sotme Klub Bruzhin me rezultatin 4-0. Serinë e golave e hapi 17-vjeçari Karl, i cili shënoi një supergol në minutën e 5-të. Më pas do të ishte radha e Henri Kejn dhe e Luiz Diaz për të çuar në 3-0 rezultatin në pjesën e parë. Ndërkohë që në pjesën e dytë gjermanët do të shënonin dhe golin e katërt me anë të Xhekson, duke treguar edhe njëherë dominancë totale këtë sezon. Ndërsa në sfidën mes Real Madridit dhe Juventusit, ishte Xhud Bellingham ai i cili vendosi sfidën në pjesën e dytë. Anglezi shënoi në minutën e 58-të pas një asisti të Vinicius,...