Dështoi te Barcelona, Vitor Roque drejt rikthimit të bujshëm në Europë

Dështoi te Barcelona, Vitor Roque drejt rikthimit të bujshëm në Europë

22 Tetor 2025 20:29 Telesport Barcelona pagoi 40 milionë euro për Vitor Roque tek Athletico Paranaense, por transferimi i talentit brazilian te katalanasit doli një dështim i vërtetë. Pas një periudhe huazim te Betis, Barcelona vendosi ta shesë përfundimisht brazilianin. Vitor Roque u rikthye në Brazil, këtë herë për 20 milionë euro te Palmeiras. Me rikthimin në Brazil, Roque rifitoi besimin që nuk i dhanë te Barcelona dhe u bë shpejt një lojtar protagonist. Forma e mirë e braziliani ka rikthyer vëmendjen e ekipeve të mëdha drejt tij. “Mundo Deportivo” raporton se Chelsea po ndjek me shumë interes situatën e brazilianit dhe do provojë transferimin e tij drejt merkatos së janarit. Chelsea ka një histori “dashurie” të vazhdueshme me lojtarët brazilianë dhe “Blutë” shpresojnë që...