Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
45′ e para: Osimhen, një “bishë” e vërtetë. “Paqe” në Spanjë (video)
22 Tetor 2025 19:31 Telesport Janë mbyllur 45 minutat e para në dy takimet e para për sot në Champions League. Në Stamboll, Galatasaray është duke fituar 2-0 ndaj norvegjezëve të Bodo/Glimt. Për turqit shënoi i zakonshmi Victor Osimhen, në minutën e tretë, pas asistit të Mario Lemina. Në minutën e 33-të ishte sërish Osimhen që gjeti rrjetën, duke përfituar nga një top i kthyer mbrapsht gabim nga miqtë. SHIKOGOLAT Surpriza vjen nga “San Mames”, aty ku Athletic Bilbao po mundet 0-1 nga debutuesit e Qarabag. Miqtë shënuan që në sekondën e 50-të me Leandro Andrade, pas një kundërsulmi të shpejtë. Barazimi i baskëve erdhi në minutën e 40-të me Gorka Guruzeta. Qarabag vjen pas dy fitoreve në ndeshjet e para, 2-0 ndaj Copenhagen dhe...