Zbulohet kërkesa e parë e Kompany pas rinovimit me Bayern, kushton 40 milionë euro

Zbulohet kërkesa e parë e Kompany pas rinovimit me Bayern, kushton 40 milionë euro

22 Tetor 2025 19:57 Telesport Ditën e djeshme, Bayern Munich zyrtarizoi zgjatjen e kontratës me Vincent Kompany deri në vitin 2029. Për të çuar më tej projektin e tij, trajneri belg ka disa kërkese speciafike për drejtuesit e klubit bavarez në lidhje me merkaton. Dëshira e parë e Vincent Kompany është argjentinasi i Strasbourg, Valentin Barco. Me transferimin përfundimtar te Strasbourg, 21-vjeçari u shndërrua nga mbrojtës i majtë në mesfushor qendror dhe po shkëlqen në këtë rol dhe pozicion të ri. Aftësitë e tij në mesfushë kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura, mes tyre edhe të Bayern. Drejtuesit e klubit bavarez janë të gatshëm të paraqesin një ofertë deri në 40 milionë euro për yllin e ri argjentinas. Bayern do të tentojë transferimin...