Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Rivali i mundëshëm i Shqipërisë në Play Off, emëron trajner special
Jaroslav Kostl është emëruar për të përgatitur dhe drejtuar ekipin kombëtar çek për dy ndeshjet e tyre të ardhshme në nëntor: miqësoren kundër San Marinos, e planifikuar për më 13 nëntor dhe ndeshja e fundit kualifikuese e Kupës së Botës kundër Gjibraltarit, më 17 nëntor. “Kampi stërvitor i ekipit kombëtar në nëntor po afron me shpejtësi dhe ishte thelbësore për ne të ruanim vazhdimësinë.” Presidenti i Shoqatës Çeke të Futbollit (FAČR), David Trunda, deklaroi, duke shpjeguar vendimin për të emëruar Kostl si trajner. Kostl 35-vjeçar është një nga figurat në zhvillim e sipër në futbollin çek. Ai fitoi përvojë në akademitë e të rinjve të Sparta Pragës dhe Bohemians 1905. Tani i besohet skuadra e madhe e cila mund të jetë një ndër rivalet e...