Ndodh edhe kjo në Tiranë! Shoferi shmang trafikun duke kaluar në trotuar, nuk pyet për semafor

Ndodh edhe kjo në Tiranë! Shoferi shmang trafikun duke kaluar në trotuar, nuk pyet për semafor

Dy javë më parë, Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme nisën një aksion për të larguar nga qarkullimi monopatinat elektrike, me arsyetimin se ato kanë shtuar ndjeshëm numrin e aksidenteve për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Megjithatë, duket se problemet më të mëdha me respektimin e rregullave nuk vijnë nga përdoruesit e monopatinave, por nga vetë shoferët e automjeteve. Një shembull i qartë është rasti i ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë e publikuar nga JOQ, ku një drejtues automjeti, për të shmangur trafikun, ka zgjedhur të kalojë përmes trotuarit aty ku ndodhet edhe një treg me fruta e perime. Sikur kjo të mos mjaftonte kjo, shoferi ka shpërfillur edhe sinjalin e semaforit, i cili në atë moment ndalonte qarkullimin...