Ndeshja me Anglinë 100.000 kërkesa për bileta në 3 ditë shitje/ Bllokohen “tregtarët” që reklamuan rishitjen. Ja sa kushton një biletë

Ndeshja me Anglinë 100.000 kërkesa për bileta në 3 ditë shitje/ Bllokohen “tregtarët” që reklamuan rishitjen. Ja sa kushton një biletë

Kombëtarja shqiptare do të mbyllë eliminagtoret e Kampionatit Botërorë 2026 më 16 nëntor me ndeshjen e “luksit” përballë skuadrës më të shtrenjtë në botë të futbollit, Anglisë.  Skuadra e “3 Luanëve” aktualisht është e kualifikuar për në finalet e evenimentit më të madh futbollistik, por nëse nuk ka më një objektiv të sajin për të luajtur, padyshim që ka në dorë fatet edhe të kombëtares sonë, kur siç mund ta dini që Kuqezinjtë janë në vendin e dytë në grupin K me 1 pikë përpara Serbisë, 11 pikë kuqezinjtë pas 6 ndeshjesh ndërsa skuadra serbe me 10 pikë në po kaq ndeshje.  Përpara ndeshjes me Shqipërinë, Anglia do të presë Serbinë më 13 nëntor, datë që ne do të luajmë në Andorra dhe një fitore e anglezëve, bashkë me...