Liverpool gjen zëvendësuesin e Salah, kushton 100 milionë £

Liverpool gjen zëvendësuesin e Salah, kushton 100 milionë £

Liverpooli thuhet se po planifikon një lëvizje për yllin e Bournemouth, Antoine Semenyo, si zëvendësues për Mohamed Salah. “Të Kuqtë” janë klubi i fundit që i bashkohet garës për yllin ganez, i cili ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon. Sipas një raporti në iPaper, Semenyo është objektivi kryesor për Liverpool-in, që është në kërkim të një zëvendësuesi afatgjatë për Salah. Lojtari ishte gjithashtu i lidhur me Tottenham dhe Manchester United, por zgjodhi të qëndronte te Bournemouth gjatë verës. Raporti shton se “Qershitë” donin 75 milionë paund për anësorin gjatë verës, por çmimi i kërkuar tani është rritur në 100 milionë paund. Ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tre asiste në tetë ndeshje të Premier League këtë sezon, gjë që ka bërë...