Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Investimi i FSHF-së në kuadër të përgjegjësisë sociale, nisin punimet për fushën e re në muzeun “Martin Cani”
Në kuadër të investimeve të rëndësishme infrastrukturore që Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë në të gjithë vendin, një vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe projekteve që lidhen me përgjegjësinë sociale. Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar ndërtimin e një mini-fushe futbolli pranë muzeut “Martin Cani”, projekt i cili ka nisur tashmë të realizohet. Ky investim mbart një domethënie të veçantë, pasi lidhet me kujtimin e Martin Canit, i cili humbi jetën tragjikisht pranë shkollës “Fan Noli” në nëntor të vitit 2024, ngjarje që preku mbarë opinionin publik shqiptar. Përmes këtij projekti, FSHF synon jo vetëm të ruajë kujtimin e Martin Canit, por edhe të promovojë vlerat e sportit, edukimit dhe solidaritetit, si mjete të rëndësishme për ndërgjegjësimin e brezave të rinj. Në ambientet...