Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zbulohet foleja e prostitucionit në Tiranë/ Arrestohet 25-vjeçari brazilian, sekuestrohet një shumë parash
Polica ka goditur një rast tjetër prostitucioni në kryeqytet. Ditën e sotme policia ka arrestaur një 25-vjeçar me origjinë nga Brazili, pasi shfrytëzonte një 24-vjeçare braziliane për prostitucion. Braziliani i arrestuar e detyronte 24-vjeçaren të kryente prostitucion, në një ambient të marrë me qera. Policia ka arrestuar edhe 24-vjeçaren që ushtronte prostitucionin. Gjatë kontrollit fizik policia ka gjetur dhe sekuestruar një shumë parash, e cila dyshohet të jetë përfituar nga prostitucioni. Njoftimi i policisë Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Daily rent”. Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, një rast i shfrytëzimit të prostitucionit. Vihet në pranga 1 shtetas brazilian që shfrytëzonte një 24-vjeçare (shtetase braziliane), për prostitucion, në ambiente që i merrte me qira ditore. Vihet në pranga dhe 24-vjeçarja që ushtronte prostitucionin. Procedohen...