Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Gyokeres: Dëshira jonë është të fitojmë trofe, herët a vonë golat e mi do të vinin
22 Tetor 2025 12:53 Telesport Sulmuesi i Arsenal, Viktor Gyokeres, ka rigjetur buzëqeshjen pas fitores 4-0 që “topçinjtë” arritën ndaj Atletico Madrid në Champions League. Ai ishte protagonist me dy gola, që ia kanë ngritur moralin. “Ne duam të fitojmë trofe, kjo është dëshira jonë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Personalisht sigurisht që dua të kontribuoj dhe të shënoj gola”, tha sulmuesi suedez i ardhur këtë verë tek Arsenal “Të shënosh katër gola dhe të mbash portën e paprekur në Champions League përsëri është shumë mirë. Ne gjithmonë vazhdojmë të shohim e ecim përpara. I bëjmë gjërat siç duhet kur mbrohemi dhe kur kemi shanse, jemi jashtëzakonisht të fortë në shfrytëzimin e rasteve“, tha Gyokeres. Më tej, foli për dy golat e tij:...