Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
2 milionë euro shtesë për bashkitë nga taksat e qytetarëve, ja si do të përdoren fondet
Qeveria ka akorduar një buxhet të konsiderueshëm për pushtetin vendor me ndryshimet në buxhet të bëra së fundmi, përmes aktit normativ. Kjo për shkak se një pjesë e madhe e bashkive vijojnë të kenë probleme financiare. Kështu, referuar aktit normativ, bashkive do ti shkojnë 2 milionë euro të pjesës së taksave të ndara që i transferohen buxhetit vendor, si rrjedhojë e realizimit të lartë të tatimit mbi të ardhurat personale. Kjo do të sjellë më shumë financim për buxhetin vendor, për të mundësuar ofrimin e më shumë shërbimeve publike për qytetarët. Po ashtu, është rritur me rreth 1.5 milionë euro transferta e pakushtëzuar sektoriale për funksionin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, për të mbështetur bashkitë për dhënien e shpërblimit të punonjësve të angazhuar në...