PSV turpëron Napolin, disfatë historike në Champions, shpërthen Conte

PSV turpëron Napolin, disfatë historike në Champions, shpërthen Conte

Napoli pëson një disfatë të rëndë, historike ndaj PSV, një humbje 6-2 që trondit ekipin e Conte-s. Kjo ishte hera e parë në histori, në turnet Evropian, që Napoli pëson 6 gola, kishte që nga viti 1997 që nuk pësonte 6 gola në një ndeshje të vetme edhe në Serie A. Kjo ishte humbje e dytë radhazi për blutë që ndez alarmin përpara sfidës me Inter. Në fakt, Napoli krijoi iluzionin se mund të bënte mirë në transfertën holandeze pasi ishin të parët që kaluan në avantazh me McTominay, ku në zonë me një goditje të bukur me kokë skocezi tundi rrjetën. Festa nuk zgjati shumë për ekipin e Contes pasi në minutën e 35-të, holandezët vendosën baraspeshën fal një autogoli spektakolar nga Boungiorno, ndërsa...