Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Arrestohet 39-vjeçari në Tiranë, qarkullonte me armë zjarri në automjet
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 39-vjeçar, pas një operacioni të koduar “Bulevardi”, të zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 1. Arrestimi u krye në bulevardin “Bajram Curri”, ku u ndalua automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. G., banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën 39-vjeçari e mbante pa leje. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Pas veprimeve procedurale, I. G. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Operacioni “Bulevardi” është pjesë e aksioneve të vazhdueshme kundër armëmbajtjes...