Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Rezultate të çmendura, Champions League me rekord golash në një natë të vetme
22 Tetor 2025 11:07 Telesport Atmosfera në Evropë ka qenë e jashtëzakonshme mbrëmjen e kaluar, në ndeshjet e radhës së Champions League. Nata e parë e raundit të tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve vendosi një rekord të ri për golat e shënuar. Të martën u shënuan plot 43 gola në nëntë ndeshje, me një mesatare prej 4.8 golash për ndeshje. Pjesa më e madhe u golave u realizuan në ndeshjet Barcelona-Olympiacos (6-1), Bayer Leverkusen-PSG (2-7) dhe PSV-Napoli (6-2). Por, edhe takimet Arsenal-Atlético Madrid (4-0), Union SG-Inter (0-4) dhe Copenhagen-Borussia Dortmund (2-4) ishin gjithashtu të rëndësishme. Dhe të mendosh që Kairat Almaty-Pafos përfundoi 0-0, përndryshe rekordi mund të kishte qenë edhe më i lartë. Rekordi i mëparshëm ishte vendosur më 26 nëntor...