Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Aston Vila, fantazisti Roxhers kërkohet nga Liverpul, Çelsi e PSG
Mesfushori sulmues i Aston Vila-s Morgen Roxhers mbetet një nga asetet më të vlefshme në merkaton e ardhshme të transferimeve. Vitin e kaluar, ai spikati për një tjetër ekip. Me skuadrën e Birminghamit, ai shënoi 14 gola dhe dha 16 asiste, duke u bërë objekt dëshire për shumë klube në skenën evropiane të futbollit, madje edhe përtej saj. Në gjurmët e tij janë vënë klube të mëdha si Çelsi, Liverpul por dhe PSG. N[ janar pritet të jetë në epiqendër me Aston Vilën që ndoshta do të lëkundet para skuadrave big. Sidoqoftë kontrata e mesfushorit sulmues skadon në qershor të vitit 2030, por ai mund ta zgjasë atë përtej kësaj kohe duke nënshkruar një zgjatje shumëvjeçare, nëse palët arrijnë një marrëveshje. Vazhdo leximin