Aksident në Libonik të Maliqit, plagoset drejtuesi i motoçikletës

Aksident në Libonik të Maliqit, plagoset drejtuesi i motoçikletës

Një aksident rrugor është regjistruar ditë e sotme në afërsi të fshatit Libonik, në bashkinë Maliq, ku një automjet ka përplasur një motoçikletë pranë një kryqëzimi. Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur drejtuesi i motoçikletës, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Gjithashtu në automjet ndodheshin një çift bashkëshortësh, të cilët kanë mbetur të plagosur. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.