Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BIRN: Një në pesë fëmijë në Shkodër ka përjetuar bullizëm, shpeshherë në rrjetet sociale
Në oborrin e një shkolle 9-vjeçare në Shkodër, një vajzë 11-vjeçare qëndron mënjanë, me sytë përdhe. Ajo ka filluar ta ketë frikë shkollën, jo librat, por fjalët. Fjalët që i vrasin përditë vetëbesimin. Babai i saj, i njohur për dhunë ndaj nënës, e përndjek edhe pas ndarjes. Në çdo dalje nga shkolla, ai e pret, e ofendon dhe e poshtëron para shokëve të klasës. Fëmijët imitojnë gjuhën e tij, ia vënë epitetet dhe fjalët fyese që përdor ai, e përjashtojnë nga loja. Vajza, dikur nxënëse e shkëlqyer, sot rri e heshtur dhe ka përmendur disa herë vetëvrasjen. Në një tjetër lagje të qytetit, një djalë 13-vjeçar përballet çdo ditë me talljet e bashkëmoshatarëve për shkak të babait me probleme mendore. “E quajnë me emrin e...