Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Flick, pas 6-1 ndaj Olympiacos: Padyshim jemi të aftë të fitojmë edhe në “Bernabeu”
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, i cili nuk do të jetë në stol ndaj Real Madridit, të dielën, për shkak të pezullimit, u shpreh shumë i kënaqur me performancën e ekipit ndaj Olympiacos. “Në fillim patëm disa probleme, por e merituam fitoren dhe jam i lumtur. Goli i Fermín na ndihmoi shumë, besimi që japin golat është pozitiv për javët e ardhshme”. Gjermani lavdëruar Fermín për “hat-trick” e tij: “Është sensacional, i dinamizuar, i shpejtë, gjithmonë i rrezikshëm para portës, na jep atë që na duhet”. Flick nuk komentoi gjyqtarët, por foli për “El Clásico”: “Ky rezultat na jep besim për një ndeshje shumë të rëndësishme. Jemi optimistë, kemi rikuperuar lojtarë dhe mund të shkojmë atje e të fitojmë”. Ai komentoi edhe gjendjen e Lamine Yamal,...