Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Ajeti në Turqi dhe mesfushori shqiptar në Poloni, kuqezinjtë përfshihen mes më të mirëve të kampionatit
Java e shkuar ishte mjaft pozitive për Arlind Ajetin. Pas ndeshjes kundër Serbisë, mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer edhe me ekipin e tij në Turqi. Përpos faktit se ishte i pakalueshëm në prapavijë, Ajeti arriti të jepte edhe një asist në ndeshjen fundit në kampionat. Ai është vlerësuar me notën 7.7 nga “Sofascore”, duke u përfshirë në formacioninmë të mirë të javës në Ligën e Parë turke. Në 11-shen më të mirë të javës është përfshirë edhe Lindon Selahi. Mesfushori shqiptar tundi rrjetën me fanellën e Vidzev Lodzit në fundjavë, ndërsa paraqitja e tij është vlerësuar me notën 8.2 nga “Sofascore”./Sport Ekspres/