Barcelona luan tenis ndaj Olympiacos, shkëlqejnë Lopez & Rashford. Mungon goli në Kazakhstan (video)

Barcelona luan tenis ndaj Olympiacos, shkëlqejnë Lopez & Rashford. Mungon goli në Kazakhstan (video)

Barcelona bën detyrën në Champions League, duke fituar në stadiumin olimpik të Katalonjës, 6-1 ndaj Olymiapcos. Barcelona e gjeti shumë shpejt veten në avantazh, që në minutën e 7-të me anë të Fermin Lopez. Një aksion që nis me një gafë të Szczęsny, por për fatin e mirë të katalanasve nuk rezultoi fatal, më pas aksioni nis me një veprim fantastik nga Alejandro Balde, i cili pason për Fermin Lopez dhe ky i fundit për Lamine Yamal, i cili ndalet nga portieri grek, por Fermin Lopez gjendej në kohën dhe vendin e duhur, për ta dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 38-të, 17-vjeçari Dro Fernandez asiston, Fermin Lopez tregon klasin e tij dhe shënon golin e dytë. Pjesa e dytë nis më mirë për...