Rejnxhers prezanton trajnerin e ri, gjermani: Ne duam të fitojmë

Gllazgou Rejnxhers, ekipi i famshëm skocez në radhët e të cilit aktivizohet mesfushori kuqezi Nedim Bajrami ka prezantuar sot trajnerine ri.

“Mezi pres të jem pjesë e këtij klubi fantastik futbolli. Ne duam të fitojmë, na duhen fitore sepse duam të ndryshojmë situatën aktuale.”

Këto ishin fjalët e para të Danny Rohl si trajner i ri i Rangers Glasgow sot gjatë prezantimit zyrtar në krah të presidentit Andrew Cavenagh dhe menaxhmentit të klubit skocez.

Trajneri 36-vjeçar gjerman, ish-lojtar i Sheffield Wednesday, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë deri në vitin 2028.

Vazhdo leximin