Fermin Lopez nderon Barcelonën, katalanasit e mbyllin në avantazh të dyfishtë ndaj grekëve (video)

Fermin Lopez nderon Barcelonën, katalanasit e mbyllin në avantazh të dyfishtë ndaj grekëve (video)

21 Tetor 2025 19:32 Telesport Barcelona e ka mbyllur në avantazh të dyfishtë 2-0 pjesën e parë ndaj Olympiacos, në sfidën e vlefshme për në Champions League, java e tretë. Katalanasit vijnë me shumë mungesa këtë takim për shkak dëmtimesh. Barcelona e gjeti shumë shpejt veten në avantazh, që në minutën e 7-të me anë të Fermin Lopez. Një aksion që nis me një gafë të Szczęsny, por për fatin e mirë të katalanasve nuk rezultoi fatal, më pas aksioni nis me një veprim fantastik nga Alejandro Balde, i cili pason për Fermin Lopez dhe ky i fundit për Lamine Yamal, i cili ndalet nga portieri grek, por Fermin Lopez gjendej në kohën dhe vendin e duhur, për ta dërguar topin në rrjetë. Në minutën...