30 vite nga filmi “Matilda”, aktorët ribashkohen në një event special

30 vite nga filmi “Matilda”, aktorët ribashkohen në një event special

Kanë kaluar 30 vite nga publikimi i filmit të njohur “Matilda”, por kujtimet e kësaj historie duket se mbeten ende të gjalla për aktorët dhe fansat e saj. Me rastin e përvjetorit të filmit, disa prej protagonistëve u ribashkuan në një event të veçantë të organizuar në Royal Albert Hall në Londër. Filmi, i publikuar në vitin 1996, u bazua në librin me të njëjtin emër të shkrimtarit Roald Dahl. Rolin e vogëlushes Matilda Wormwood e interpretoi Mara Wilson, ndërsa në kastin e filmit ishte edhe Pam Ferris. Danny DeVito jo vetëm që drejtoi filmin, por interpretoi edhe rolin e babait të Matildës, Harry Wormwood. Për të shënuar 30-vjetorin e premierës, Danny DeVito bashkëpunoi me kompozitorin David Newman për një shfaqje të veçantë muzikore. Orkestra...