30 ditë afat/ KPP në heshtje për tenderin…Rrezikon sinjalin e RTSH-së dhe komunikimet e Policisë e SHISH-it
foto ilustrim: ismail shehu-kreu i kpp TIRANË- Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) vijon të mbajë pezull një procedurë të rëndësishme për institucionet strategjike, prej gati 3 muajsh. Dosja e tenderit për mirëmbajtjen e antenave, e dorëzuar nga Radiotelevizioni Shqiptar më 23 qershor pas ankesave të dy operatorëve humbës, ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nga KPP. Përgatitja e dokumentacionit të tenderit zgjati tre muaj, nga 26 marsi deri më 26 qershor, ndërsa pas shpalljes së procedurës, u regjistruan 3 operatorë konkurrues, u shpall fituesi dhe u administruan ankesat e paraqitura nga operatorët pjesëmarrës. Më pas, këto ankesa iu përcollën Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), institucioni që shqyrton ankimet në procedurat e prokurimit publik, i cili brenda një afati 20-30 ditë duhet t'u kthente përgjigje subjekteve. Sipas përllogaritjes, afati...
Burimi:
zeri.ai