Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Finiq – Kulinaria e minoritetit grek, aktivitet për promovimin e saj, gjen pasqyrim dhe në median greke
Pallati i Kulturës “Katina Papa”, në Livadhja , priti përfaqësues nga dy Bashkitë ku banohen kryesisht nga anëtarë të Minoritetit Etnik Grek, atë të Finiqit dhe të Dropullit. Kësaj radhe, ishte një iniciativë e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër , për të promovuar kulinarin tradicionale të minoritetit me synimin përfundimtar zhvillimin e turizmit. “Kudo që kam vajtur në fshatrat e minoriteti etnik grek të gostitin me një gotë raki, por rakia shoqërohet gjithmonë me një pite tradicionale të zonës, prandaj dhe ne kemi menduar që të promovojmë këto dy produkte nëpërmjet këtij aktiviteti dhe miqve të kulinarisë dhe gazetarëve që kanë ardhur nga Greqia”, u shpreh Sokratis Survinos, Konsull i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër. Pikërisht, për këtë qëllim kanë ardhur nga kryeqyteti...