Pasi mundi Liverpool, Ruben Amorim ka një kërkesë për drejtuesit e Man. United

Pasi mundi Liverpool, Ruben Amorim ka një kërkesë për drejtuesit e Man. United

21 Tetor 2025 17:29 Telesport Pas fitores ndaj Liverpool, 1-2 në transfertë në “Anfield”, te Manchester United është rritur shumë optimizmi. “Daily Express” raporton se Ruben Amorim ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e Ousmane Diomande, i cili konsiderohet si një element cilësor për projektin që ka në mendje trajneri portugez i “Djajve”. 21-vjeçari nga Bregu i Fildishtë luan si qendërmbrojtës me Sporting Lisbon dhe konsiderohet si një futbollist i ri me të ardhme të madhe. Ruben Amorim e sheh atë si njeriun  e duhur për t’u përfocuar në qendrën e mbrojtjes, repart ku ka pasur jo pak probleme. Sporting Lisbon e vlerëson Diomande 50-60 milionë euro, për të ka interes edhe nga klube të tjera të Premier League si Chelsea e Man. City.