Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“El Clasico” edhe në merkato, zbulohet objektivi i përbashkët i Real Madridit dhe Barcelonës
21 Tetor 2025 17:51 Telesport Real Madrid dhe Barcelona do të ndeshen këtë fundjavë në “Santiago Bernabeu” në “El Clasico-n” e parë të këtij sezoni. Por, këtë vit duket se do të kemi “El Clasico” edhe në merkato. Mediet spanjolle raportojnë se Real Madrid dhe Barcelona kanë një objektiv të përbashkët në merkato: Marc Guehi. Qendërmbrojtësi anglez do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit nga Crystal Palace dhe e ardhmja e tij duket se do jetë në La Liga. 25-vjeçari ende nuk ka vendosur se cilin ekip do zgjedhë mes Realit dhe Barcelonës, por interesi i të klubeve është i madh dhe gara mes tyre ka nisur që tani. Guehi konsiderohet si një nga qendërmbrojtësit më të mirë të momentit në...