Luka Modric i sugjeron Milanit transferimin e shokut të tij të Kombëtares

Luka Modric i sugjeron Milanit transferimin e shokut të tij të Kombëtares

21 Tetor 2025 16:53 Telesport Pavarësisht se është 40 vjeç, Milan duket se ka qëlluar në shenjë me transferimin e Luka Modric, i cili erdhi si lojtar i lirë me një kontratë 1+1. Modric arriti të përshtatej shpejt të kuqezinjtë dhe të bëhej direkt protagonist. Mediat italiane raportojnë se pas suksesit me Modric, Milan është hedhur në “sulm” për një tjetër yll kroat. Me sugjerimin e vetë të Luka Modric, Milan po punon për transferimin e Mateo Kovacic. Kroati ka humbur besimin e Guardiolës dhe është shndërruar në një lojtar rezervist. Vetë Manchester City po përgatitet për një revolucion në mesfushë dhe largimi i Kovacic nuk duket aspak problem. Kontrata e mesfushorit 31-vjeçar skadon në vitin 2027, ndaj Milan synon transferimin e tij gjatë merkatos...