Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama nga Londra: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE pa të drejtë vetoje është i mirëpritur
Nga Londra, ku do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për Bashkimin Europian. Nn panelin ‘Ballkani Perëndimor dhe BE’ i zhvilluar në Londër, Rama tha se procesi i integrimit në BE nuk mund të jetë gjithçka, ose asgjë. Kreu i qeverisë, tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE, pa të drejtë vetojë është i mirëpritur. “Procesi nuk mund të jetë gjithçka ose asgjë, derisa të bëhesh anëtar, dhe sa kohë je kandidat nuk ke asgjë. Shtete anëtare, këtu po flas për shtetet anëtare përreth nesh, marrin nga BE kontribut prej rreth 4500 euro për frymë, ndërsa kur bëhet fjalë për ne, kontributi është 160-170 euro për frymë. Kjo është e pamundur. Kemi avokatuar për këtë gjë dhe nga kjo nxitje që ne bëmë ja...